17:52 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Putin-Vuçiqit për arrestimin e Gjuriqit: Kush e ka sulmuar Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë realizuar sot një bisedë të gjatë telefonike.

Sipas mediave serbe, në linjën telefonike prej 1 ore, dy presidentët kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Marko Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Putin i ka thënë Vuçiqit se Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Rusisë në cilindo aspekt.

“Kush e ka sulmuar Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë”, i ka thënë Putin-Vuçiqit. /Indeksonline/