08:17 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Puyol i thotë Barcës të kenë kujdes me Neymarin!

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol i ka thënë ekipit të tregohen të kujdesshëm para se ta rikthejnë në ekip yllin e PSG-së, Neymar.
Neymar po mundohet të rikthehet në “Camp Nou”.

“Ai duhet të flas me trajnerin, këto dy vitet e fundit ai ka pasur lëndime në momentet më të rëndësishme, ai ka për t’i dhënë shumë futbollit”, deklaroi ai.

Ai tha se kur lojtarët largohen ata mendojnë se kjo është më e mira për ta.

“Kur lojtarët marrin një vendim, ata mendojnë se kjo është më e mira, ai u largua dhe ne duhet të flasim të tashmen dhe jo për të kaluarën”, përfundoi Puyol.