09:13 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pyeongchang: Gëzim, lotë – ky është reagimi i komentatorëve gjerman (Video)

Përfaqësuesja e Gjermanisë sot u mposht në finalen e madhe të Hokejt, kundër Atletëve Rusë, me rezultat 4-3.

Por, para finales – ndeshje tejet emocionuese për komentatorët gjerman ishte ajo e gjysmëfinales, përballë Kanadasë, shkruan IndeksOnline.

Reagimi i komentatorëve gjerman në “Eurosport” ishte i papërshkruar. Përveç zërit drithërues në sekondat e fundit, dëgjohet mjaftë mirë kur dy gjermanët mbarapa komentimit filluan të qanin për këtë kualifikimi historik.

Kujtojmë që ekipi i Gjermanisë në këtë sport ka fituar medaljen e argjendtë./IndeksOnline/