16:29 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Pyetet nëse ka pranuar telefonatë nga Erdogani, Thaçi nuk përgjigjet

Presidenti Hashim Thaçi, ka vazhduar të injorojë pyetjet e anëtarëve të komisionit hetimor për depërtimin e gylenistëve, njofton Indeksonline.

Kësaj radhe ishte deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ai që i ka drejtuar pyetje Thaçit.

Krasniqi pyeti Thaçin nëse presidenti i Turqisë e ka telefonuar atë dhe a ka qenë në dijeni për atë se çfarë ka ndodhur.

“A të ka thirrë Erdogani për dëbimin e gylenistëve, a keni qenë në dijeni për depërtimin e gylenistëve”, pyeti Krasniqi.

Në anën tjetër, Thaçi vazhdoi me pyetjen e njëjtë se a ka bazë ligjore për angazhimin e eksperti i cili është propozuar nga një anëtar i komisionit.

“Unë do i përgjigjem komsionit nëse ka bazë për t’iu përgjigjur, unë mendoj se komisioni ka bërë shkelje ligjore”.

“Unë nuk jap intervistë nëse intervista i analizon një ekspert i anshëm i angazhuar nga një deputet”.

Në anën tjetër, anëtarët e komisionit vazhduan të kërkojnë një përgjigjeje nga Presidenti, duke e pyetur nëse është i gatshëm që të iu përgjigjet pyetjeve apo jo. /Indeksonline/