22:50 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pyetjet të cilat duhet t’i dini që të bëheni pjesë e FBI-së

Për të qenë pjesë e agjentëve të FBI-së është punë mjaft e vështirë dhe duhet të kalohen teste fizike dhe mendore. Sipas statistikave, më pak se 5%e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen. Nuk janë aq të thjeshta sa duken në fillim.

Për të qenë pjesë e agjentëve të FBI-së është punë mjaft e vështirë dhe duhet të kalohen teste fizike dhe mendore.

Ju mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo:

Përgjigja e një numri të këtyre pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës.

1.Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme.

Studioni mirë imazhin.

Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë.

Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës.

Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj.

Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, e vendosur pak  përpara.

Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të shikojnë nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

2.Dy pilula…

Një vrasës serial i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese.

Cilëndo pilule që merrnin viktimat, vrasësi serial merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serial mbijetonte.

Pyetje: Si ndodhi që vrasësi të merrte gjithmonë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

3.Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë.

Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë.

Gruaja i piu 4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një.

Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saj shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

4.Kaseta…

Imagjinoni një skenë.

Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij.

Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin:

“Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë.

Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.

Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

5.Misteri i krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë.

Ai i ra ziles që ishte pranë derës dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.

Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe gjatë kohës sa ishte këtu përfestën, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni vjedhur disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi Krishtlindjet në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve“.

Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”

Pyetje: Si e dinte detektivi?

Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të fikura dhe në to mungon një llambë. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo.