14:28 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

PZAP-i anulon votat e ardhura nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në orë 10:50 ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputetë, të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, më 07.11.2019.

PZAP-i menjëherë ka filluar njohjen e palëve me vendimet për ankesat e tyre.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur të pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Për me tepër informata ju mund t’i qaseni Ueb Faqes zyrtare të PZAP-it./Indeksonline/