17:18 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PZAP merr një vendim për garën e Istogut, s’dihet fituesi!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk ka vendosur ende për ankesën e LDK-së që është bërë për votat me postë për komunën e Istogut.

Kryesuesi i PZAP-it, Mul Desku është deklaruar se vendimi nuk është bërë ende publik. Ndërsa i njëjti sipas tij, nuk do të bëhet  sot.

Ai për “Indeksonline” ka treguar se për shkak se nesër do të jetë ditë feste, vendimi për komunën e Istogut do të shtyhet për një ditë më vonë.

“Edhe nëse është vendosur vendimi për Istogun  për momentin ai nuk është ende publik, nuk mund ta informojë apo dezinformojë keq opinionin kur se di se çfarë vendimi është marrë. Vendimi ka nevojë që të shkohet me orë të tëra, me 5-6 orë nevojitet për tu shkruar, pra, sot s’ka vendim, nesër është fest, tek mas nesër do të bëhet publik vendimi për Istogun”, ka thënë Desku për “Indeksonline”.

Ndryshe, LDK është ankuar për votat me postë, të cilat kanë përmbysur rezultatin në Istog ku e shpallin fitues kanidatin e AAK-së, Gani Dreshajn kundrejt kandidatit të LDK-së, Haki Rugova./Indeksonline/