13:50 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

PZAP-i merr vendime për të gjitha ankesat

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka vendosur për të ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, më 07.11.2019.

Zyrtarët e PZAP-it janë duke i njohur palët me vendimet për ankesat e tyre dhe kjo do të ndodhë  deri në orët e pasdites së sotme, pasi që janë gjithsej 100 ankesa në total.

“Pas njohjes së palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë shtypi në Ueb faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si edhe sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikojë në Ueb faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e PZAP-it./Indeksonline/