12:55 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

PZAP-i tregon se u mor vendimi për ankesën e VV-së për votat nga jashtë, por pasdite sqarohet gjithçka

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.

“Sa i përket kësaj, vendimi është marrë por nuk është marrë në formë të shkruar, pra derisa të merret në formë të shkruar nuk mund ta kumtojmë se cili është. Por brenda ditës sot del edhe vendimi në formë të shkruar. Për shkak se është rregull të njoftohen në fillim subjekti që ka parashtruar ankesën, palët dhe më pas mediat e të tjerët”, tha Fejzullah Rexhepi, anëtar i PZAP-it para mediave, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq u shtua se vendimi do të dihet sot para orës 16:00.

“Sot para orës 16:00 do të dihet, edhe përmes ueb-faqes edhe në mënyra të tjera do të njoftohen subjektet. Ishim unanimë sa i përket vendimit, s’ka pasur asnjë mëdyshje. Procedura, nëse pala është e pakënaqur ka të drejtë të akohet. Secili vendim ka 24 orë për ankesë, kështu që mbetet të shikohet”, u tha nga Rexhepi./Indeksonline/