17:22 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

Qalaj: Kjo qeveri nuk e ka asnjë meritë për arrestimin e policëve – Kusari: Lila: Më vjen keq për ju ..

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit ka thënë se ngritja e çmimeve nuk ka ardhur si pasojë e zhvillimeve në vend por është në nivel global, shkruan IndeksOnline.

Qalaj pyeti ushtruesen e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, se çfarë lidhje ka arrestimi i policëve me ngritjen e çmimeve, duke u referuar se e nisi fjalimin e saj me këtë temë.

“E dëgjova me vëmendjen Kusari-Lilan ku e nisi diskutimin me arrestimin e policëve. Çfarë lidhje ka arrestimi i policëve me ngritjen e çmimeve, çfarë lidhje ka kjo qeveri dhe merite ka që dje Inspektorati Policor kanë arrestuar shumë policë që dyshohen për vepra penale”, tha ai.

Kurse, Mimoza Kusari-Lila iu kundërpërgjigj duke i thënë se ka keqinterpretuar fjalimin e saj.

“Z.Qalaj e filloj znj.Kusari me arrestimin e policëve. Z.Qalaj si një ish-drejtor i Policisë së Kosovës do duhej që jut e vlerësonit këtë aksion dhe të keni mundësi të bëni lidhshmëri midis kontrabandës dhe korrupsionit mbi të cilat dyshohen mbi 50 policë, dy shefa të pikave doganore dhe zhvillimeve ekonomike brenda. Përderisa deklaroni se çfarë kërkojnë policët nëpër depot  e kompanive ushqimore. Çka mendoni ju nëse gjinden 100 mijë litra pa dokument origjine vaj kush duhet të shkoj? Dikush sekser që të mirren vesh për ndarjen e profitit apo duhet të shkoj Policia e Kosovës pasi është vepër penale. Më vjen keq për ju pasi ishi një zyrtar i lartë në vend dhe të bëni këso refernca, kësi lidhje apo keqinterpretime të fjalimit tim”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndërsa, Qalaj replikoj duke thënë se ka kuptuar kontestin e  reagimit për arrestimin e policëve.

“Unë vetëm thash çfarë roli ka Qeveria në arrestimin e policëve dhe e përgëzova Inspektoratin e Kosovës dhe Prokurorinë por asnjë meritë nuk e ka kjo Qeveri për atë punë, është punë e organeve të pavarura të hetuesisë dhe e dyta nuk është punë e krimeve ekonomike të kontrolloj depotë e kompanive ushqimore”, tha ai. /IndeksOnline/