08:28 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Që 17 ditë i ka ikur vajza nga shtëpia, babai e raporton në Polici

Që nga data 28 maj, ishte larguar vajza e tij nga shtëpia dhe ende nuk ka marrë asnjë lajm për të, transmeton IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur një baba nga Fushë Kosova, duke i treguar polici se nuk kanë asnjë informacion dhe as nuk e dinë vendndodhjen e mundshme të saj.

“Fushë Kosovë 28.05.2021 – 18:00. Më 13.06.2021 ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.