18:12 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Që 20 ditë protesta, shqiptari humbet durimin dhe futet në mes njerëzve me Mitsubishi

Bllokimi i përditshëm i segmetit rrugor “Pallati me Shigjeta” – ish sheshi “Shqiponja”, në zonën e “Unazës së Re”, nga banorët të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive, ka shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Pikërisht sot në ditën e 20-të është shënuar edhe një incident gjatë protestës.

Një drejtues automjeti ka humbur durimin dhe është futur me një fuoristradë “Mitsubishi” përmes turmës dhe është larguar.

Fatmirësisht ky moment është shoqëruar pa të lënduar, ndërsa banorët kanë bllokuar sërish rrugën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve. Për 20 ditë me radhë, thuajse në të njëjtin itinerar kohor, 17:00-19:00, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën në të dyja senset e saj.