18:41 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

“Qe doni lujm prap”, Futbollisit i Lirisë ironizon me Ferizajin pas vendimit të komisionit

Liria është skuadra e fundit e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovë në futboll.

Skuadra prizrenase të dielën ka mposhtur në ndeshjen e barazhit Ferizajin pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ferizaji nuk është pajtuar me humbjen dhe është ankuar në FFK-ë, duke kërkuar që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 për ta, pasi pretendonin se futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, është aktivizuar në ndeshje pasi i ka përfunduar kontrata.

Por ditën e sotme Komisioni i Gareve i FFK-së, e ka refuzuar kërkesën e Ferizajit, dhe e ka regjistruar  me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni.

Pas këtij vendimi, futbollisti i Lirisë, Liridon Fetahaj, ka ironizuar me skuadrën e Ferizajit, duke thënë se janë të gatshëm të luajnë përsëri me ta.

‘’Qe doni lujm prap’’, ka shkruar shkurtimisht Fetahaj në Facebook./IndeksOnline/