12:09 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Që këpucët e kastorit të duken gjithmonë të reja

Gjithkush  që ja një pakë këpucë kamoshi ose ndryshe kastori e di shumë mirë sa lehtë mund të ndoten, të bëhen me pluhur apo me njolla.

Nëse këpucët tuaja të preferuara të pranverës janë në të këtë material, duhet të dini gjithashtu mënyrat e duhura të pastrimin, në mënyrë që të mos dëmtoni këtë material delikat.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i parandaloni njollat ! Si?

Mos i vishni në kohë të papërshtatshme si për shembull kur bie shi.Këto këpucë duket se mund të vishen vetëm në kohë të thatë. 

Nëse këpucët ju lagen mënyra më e mirë për t’i tharë është ajo natyralja. Nxehtësia mund ta dëmtojë kamoshin.

Si të pastroni njollat e sapo bëra:

Spërkasni sodë buke mbi njollë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Ky produkt do të thithë lëngjet që mund t’ju kenë rënë në sipërfaqen e këpucës.  Nëse njolla ka orë apo ditë që është bërë ju duhet t’i pastroni këpucët tuaja me një furçë, mund të përdorni një të tillë dhëmbësh apo një furçë pikërisht për materialet kamosh. Më pas nëse “pisllëku” në këpucë është i madh përdorni pak uthull të bardhë, ose një copë me alkool për ta pastruar. Në ndryshim nga uji që mund të lërë ndonjë njollë ose hartë në këpucë, këto të fundit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

Mund të përdorni dhe gomë që fshin lapsin për ndonjë shenjë të vogel. Sigurohuni që të jetë gome e bardhë ose me ngjyrë të lehtë.

Njollat e vajit mund t’i hiqni me sodë buke, me një copë të njomur dhe pak sodë.