19:58 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Që nga e premta fshati Siqevë në zjarr, zjarrfikësit s’po mund ta shuajnë atë

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Siqevë të Komunës së Prishtinës.

Sipas banorëve mali ka marrë flakë që nga dita e premte dhe ende po vazhdon të përhapet, madje sonte zjarri është ofruar tek shtëpitë, gjë që ka ngjallë edhe frikë e shqetësim tek ta, shkruan Indeksonline.

Madje ata thonë se askush nga Komuna e Prishtinës nuk ka qenë në vendin e ngjarjes përgjatë këtyre ditëve. Derisa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë banorëve.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, mirëpo të njëjtit nuk kanë arritur ta shuajnë ende atë./Indeksonline/

 

 

Temat: