75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 07 Maj 2026 / F.R

Që nga sot e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot e deri më 12 maj do të jetë e mbyllur rruga “Vicianum” në lagjen “Arbëria”.

Sipas njoftimit të Komunës, shkak i mbylljes do të jenë punimet në këtë rrugë.

“Ju njoftojmë se në lagjen ‘Arbëria’, në rrugën “Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Që nga nesër, 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, thuhet në njoftim e bërë publik dje nga komuna.