09:57 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Që pesë ditë ka dal nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, zhduket vushtrriasja

Një vajzë nga Vushtrria është raportuar e zhdukur, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ajo kishte dal me mëngjes nga shtëpia e saj në Vushtrri me datën 27 shkurt dhe që nga atëherë më nuk është kthyer. Të shqetësuar në lidhje me këtë situatë, rasti është raportuar në polici.

“Rr. Azem Bejta, Vushtrri 27.02.2021 – 07:00. Raportohet se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thekson raporti 24 orësh i policisë.