15:18 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Qe pse është mirë të agjëroni Ramazanin, këto janë efektet shëruese që i sjell

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimin shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.

Agjërimi jua forcon trurin:

Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni,

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija

Për shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët