09:15 / E Premte, 24 Mars 2023 / B O

Qe pse NBA është liga më e fortë në botë, shikojeni këtë finish rrënqethës

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në NBA në mes të Brooklen e Cleveland ka sjellur një finish tejet dramatik.

Kur kishin mbetur vetëm edhe 11 sekonda lojë, Donovan Mitchell kishte në dorë për të barazuar ndeshjen nga vija e gjuajtjeve të lira.

Ai kishte shënuar të parin dhe po përgatitej të ekzekutonte të dytin.

11 sekondat e radhës sollën një nga momentet më të çmendura të sezonit. Mitchell e huqi qëllimisht gjuajtjen duke tentuar të shënoj nga rikthimi i topit, por që nuk e arriti.

Në një hallakamë pak sekondëshe, topi erdhi tek Isaac Okoro i cili nga këndi arriti të shënoj për 3 pikë duke sjellur fitoren e madhe për Cavs./Indeksonline/