Qe pse s’duhet të prisni shumë nga Interi, ka shumë synime, por edhe frikë!
Interi është një nga skuadrat që po synon transfere të mëdha në verë. Skuadra e Luciano Spalletit ka disa emra të njohur në fokus për t’i transferuar.
Por, një kontakt i fundit nga UEFA ka bërë që Interi të ndjejë frikën.
UEFA i ka bërë me dije skuadrës së njohur italiane se është duke u monitoruar nga kontrolli ekonomik i UEFA-s dhe se është afër që të shkelë rregullat e transfereve.
Në rast se i shkelë këto rregulla, Interi do të dënohet nga UEFA me ndalim të transfereve në afatet e ardhshme të merkatos.
Ndryshe, Interi po synon në këtë afat emra të njohur si Chiesa, Mousa Dembele, Nainggolan e Malcom./Indeksonline/