17:17 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

“Qe sa dekada hala fjetun”, Capital T publikon projektin e ri “Rrushe”

Reperi i njohur kosovar Capital T ka nisur vitin duke sjellë hite të mëdha.

Pas “Diego”, ai publikoi këngën më të re të titulluar “Rrushe”, shkruan Indeksonline.

Këtë këngë ai e ka shoqëruar me videoklip.

“Premiere : #RRUSHE • spo shkruj ma shume le t’fol vet kanga”, shkroi reperi në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, kjo këngë do të jetë pjesë e serialit “Rrushe”, i cili lansohet këtë të diel, e vazhdon çdo javë, nga ora 20:00. /Indeksonline/