12:10 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Që të mos krijohet tollovi propozohet që socialet të shpërndahen sipas alfabetit, për ditë të caktuara

Shqetësuese ishin pamjet që sot treguan tollovinë e krijuar të qytetarëve për të marrë asistencën sociale për dy muaj.

Por afërsi e këtyre qytetarëve padyshim se ngjallë frikën e shpërndarjes edhe më të lehtë të virusit COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar Albert Krasniqi, i cili ka dhënë edhe një propozim interesant se si mund të funksionojë kjo ndryshe.

Sipas tij një mënyrë për të bërë shpërndarjen e pagesave është të bëhet sipas alfabetit për ditë të caktuara, transmeton Indeksonline.

“Ta zëmë përfituesit emri i të cilëve fillon me shkronjën A deri tek F një ditë të caktuar, e kështu me radhë”, tha ai.

Tutje njohësi i çështjeve politike dhe të Kuvendit, theksoi se Qeveria duhet të reagojë me urgjencë ndaj rrëmujës së krijuar për pagesat e asistencës sociale në kohën kur ka kufizuar lirinë e lëvizjes./Indeksonline/