11:30 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Qelizat T vrasëse” shpresë për një vaksinë universale të gripit

Shkencëtarët kanë deklaruar se kanë zbuluar qeliza imune që mund të luftojnë të gjitha viruset e gripit, duke  çuar në një vaksinë universal për të parandaluar gripet vrasëse.

Kjo erdhi pasi Qeveria Amerikane ofroi të 1 miliard dollarë për gjetjen e kësaj vaksine.

Epidemitë e gripit, kryesisht sezonale, vrasin qindra mijëra njerëz çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për shkak se ato po bëhen cdo ditë më të vështira, formulimet e vaksinave duhet të përditësohen rregullisht dhe aktualisht ato po ofrojnë vetëm mbrojtje të kufizuar.

Hulumtuesit në Australi thanë se “qelizat T vrasëse” – të gjetura në mbi gjysmën e popullsisë së botës – kishin treguar në testime të jenë efektive në luftimin e të gjitha llojeve të zakonshme të gripit.

Kjo do të thotë që qelizat potencialisht mund të përdoren për të zhvilluar një vaksinë të gripit gjithëpërfshirës që nuk ka nevojë të ndryshohet çdo vit dhe madje të jetë efektiv në njerëzit që nuk i posedojnë ato qeliza në mënyrë të natyrshme.

Qelizat T janë një lloj i rruzave të bardha të gjakut./Indeksonline/