20:54 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një shqiptar 32 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka qëlluar me armë zjarri 32-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00, një burrë iu afrua një shqiptari dhe ka qëlluar me armë drejt tij. Menjëherë pas kësaj ngjarje autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa shqiptari 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

32-vjeçari i cili është qëlluar me armë është një person i njohur për policinë dhe me precedente penale të mëparshme.