17:54 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Qelu tokë”: Blerta mundohet ta mësojë shkrimtarin e madh se çfarë të thotë për UÇK-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu është ngutur me një deklaratë akuzuese rreth shkrimtarit të madh shqiptar, Jusuf Buxhovi.

Ky i fundit, në një intervistë televizive, kishte deklaruar se edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte papastërti, duke mos përgjithësuar gjithë strukturën e kësaj ushtrie.

Mirëpo, deputetja nga rajoni i Drenicës pa kuptuar këtë deklaratë, është ngutur që të akuzoj shkrimtarin rreth “njollosjes së UCK”-së.

“Nuk më ka rastisë të dëgjoj dikë që me aq lehtësi atakon vlerën me sublime te popullit shqiptar, ashtu siç bëri mbrëmë historiani Jusuf Buxhovi. Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historian është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar. Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë. Diskurs të njejtë dëgjojme cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim e shqiptarëve u thonë terroristë. Është nevojë urgjente që deputetet sa më parë të votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/