18:05 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Qendërmbrojtësi Varane, ia siguron tri pikë Real Madridit

Skuadra e Real Madridit iu është rikthyer fitoreve në La Liga, pas humbjes javën e kaluar nga Levante [1-2].

Madrilenët mposhtën skuadrën e Huescas me rezultat 1-2 në xhiron e 21-të, shkruan IndeksOnline.

Ishte qendërmbrojtësi, R. Varane ai që shënoi dy gola për t’ia siguruar tri pikë të arta klubit madrilen.

Golin e vetëm për ekipin e Huescas e shënoi Galan.

Me fitore klubi i Zinedine Zidanestani ngritët në pozitën e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se lideri Atletico Madrid [50] dhe 3 më shumë se vendi i tretë, Barcelona [40]./IndeksOnline/