Qëndrim Kryeziu paralajmëron ankesë në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë Supreme.
Ai ka thënë se pas refuzimit nga PZAP, do t’i drejtohet Supremes ku do të kërkoj rinumërimin e votave të kandidatëve për deputet të PDK-së.
Ai është optimist se Supremja do të vendos pozitivisht, duke shtuar se ka fakte të mjaftueshme për një vendim të tillë.

