15:35 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qëndrimi I gjatë ulur dyfishon rrezikun për vdekje të hershme

Puntorët të cilët qëndrojnë ulur për perioda të gjata kohore janë në rrezik që të përjetojnë vdekje të hershme nëse ata nuk ushtrojnë rregullisht.

Por nëse pas çdo qëndrimi ulur për 30 minuta ju ngriteni dhe lëvizni kjo redukton në mënyrë të madhe rrezikun, thonë shkencëtarët.
Personat që ishin të ulur për jo më shumë se gjysmë ore për një kohë e kishin rrezikun më të ulët të vdekjes së hershme,transmeton Indeksonline.

Gjetjet mbështesin një studim të Universitetit të Kembrixhit vitin e kaluar, i cili gjeti se një në gjashtë vdekje nga 90,000 vdekje në vit u shkaktuan nga qëndrimet e gjata ulur në zyrë.
Gjithashtu vlerësohet se 37 përqind e të rriturve në Britaninë e Madhe qëndrojnë më pak se 30 minuta gjatë ditës në këmbë./Indeksonline/