17:02 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qëndron në këmbë duke i dhënë gji fëmijës, askush nuk ia lëshon vendin në tren

Një nënë e dy fëmijëve e ka përshkruar zemërimin e saj pasi askush nuk ia liroi asaj një vend në trenin i cili ishte i mbushur me udhëtar.

Megjithëse ajo kishte djalin e saj të vogël në krah dhe e ushqente atë me gji, ajo u detyrua të qëndrojë 30 minuta në këmbë, pasi askush nga të pranishmit nuk lëviznin për t’ia liruar ulësen.

32 vjeçarja nga Essex tha se ajo ndihej jo rehat dhe e zënë ngushtë përderisa i jepte gji fëmijës në këmbë.

Ajo kishte shprehur zemërimin e saj përmes llogarisë në Instagram duke thënë se ajo që i kishte ndodhur e kishte habitur atë shumë.

Ajo kishte shtuar se me të  hipur në tren fëmija kishte filluar të qante për ushqim, në këtë mënyrë ajo u detyrua që ta ushqente, mirëpo këtë gjë e bëri në këmbë.

“Gjatë rrugës për në shtëpi nga Londra, në një tren të mbushur me  udhëtar dhe kjo është ajo që hasa”, ka filluar ajo shkrimin e saj./Indeksonline/