20:48 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Qenë të kaltër në Rusi, ekspertët: Mund të jenë ekspozuar ndaj kimikateve

Disa qen endacakë janë kthyer në hit në rrjetet sociale. The Moscow Times shkruan se e veçanta e këtyre qenëve është se e kanë gëzofin blu, gjë e cila nuk është parë në asnjë qen në botë. Fotografitë e këtyre qenëve janë shkrepur në qytetin e Dzerzhinsk.

Sipas ekspertëve qentë mund të jenë ekspozuar ndaj kimikatave të ndryshme në një fabrikë të braktisur në qytet. Fabrikat e vjetëra në vend ende kanë disa kimikate të ndryshme si sulfat bakëri.

Ndërkohë që aktivistët për të drejtat e kafshëve thanë se shëndeti i qenve nuk është në rrezik pasi të shtatë ata u ekzaminuan nga veterinerët.