20:40 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një qen aksidentohet me makinën Mercedes-Benz!

Dy ditë më parë, çuditërisht, një qen në Kaliforni arriti të gjendej pas timonit të një Mercedes S-Class të vitit 2001, duke dalur në rrugë e më pas goditi një mur mbajtës para një shtëpie.

Qeni, i cili quhet Duka, me sa duket ishte në veturë me rripin e vnuar. Rripi i tij arriti të prekë marshin e shpejtësisë dhe ta tërheq atë në neutral.

Si pasojë, makina zbriti poshtë rrugës dhe arriti të ndalej në murin mbrojtës para shtëpisë së Janie dhe Jim Black.

Përveç disa kanaçe të plehrave të rrëzuara, nuk duket se ka shumë dëme dhe askush nuk u lëndua në këtë incident. Prapëseprapë, le të jetë edhe kjo një paralajmërim tjetër për të gjithë pronarët e qenve se çfarë tjetër mund të ndodhë nëse lini kafshën tuaj pa mbikëqyrje në makinë. /IndeksOnline/