16:28 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / OSH

Qeni arratiset nga hoteli i kafshëve dhe gjen rrugën për në shtëpi

Pronarët e një qeni me emrin Dexter të cilët e kishin dërguar në një hotel për kafshë shtëpiake për të shkuar në pushime – morën një njoftim nga kamera e shtëpisë e tyre, se dikush ishte në derën e tyre, derisa në atë kohë ishin në Las Vegas.

“Ne ishim ashtu: ‘Oh zot, ky qenka Dexter!”, tha Jeremy Hensen, i cili ishte me pushime me Sarah Hensen, transmeton Telegrafi.

Çifti nga Lenexa, Kansas, e kishin lënë Dexter në një çerdhe qensh për një qëndrim pesë-ditor. Në një farë mënyre, qeni arriti të kapërcejë një gardhë prej 1.8 metërsh dhe eci 3.2 kilometra për t’u kthyer në shtëpi dhe po rënkonte që të hynte brenda. Udhëtimi me gjasë i zgjati atij të paktën 90 minuta.

“Ai ishte i vendosur. Natyrisht, ai nuk e kuptoi që ne ishim largua, ai thjesht mendoi se ishim në shtëpi”, tha Jeremy, derisa foli për videon në fillim të këtij viti që është bërë virale.

“Ai e merr shumë seriozisht punën për të na mbrojtur”, shtoi Jeremy.

Qeni i mërzitur nuk e dinte që prindërit e tij ishin më shumë se 1,600 kilometra larg.

Çifti u përpoq ta qetësonte Dexter-in duke folur me të përmes folësit. Më pas ata thirrën personelin e hotelit, që erdhën dhe e morën përsëri qenin.