09:31 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Qeni goditet fuqishëm me mjete të ndryshme, përsëri nuk e lëshon këmbën e 52 vjeçarit që sulmoi

Ky është momenti kur një punnjës postar i Michiganit u sulmua nga një qen i egër sa ishte në orar të punës.

Sulmi i tmerrshëm u kap në kamera nga një shofer i cili ishte afër kur ndodhi uslmi dhe i erdhi në ndihmë punëtorit, pasi ai u kafshura dhe më pas u rrëzua në tokë nga kafsha.

Në një video të postuar në Facebook, qeni mund të shihet duke sulmuar këmbën e 52 vjecarit, ndërsa një grua që doli nga një shtëpi aty pranë goditi kafshën me një fshesë.

Ndërsa, njeriu që regjistroi videon pastaj doli nga makina e tij për të ndërhyrë dhe kapi pranë një kosh të plehërave me të cilën goditi qenin, por prapë se prapë ai vazhdoi sulmin.

Më pas një pronar i një shtëpie aty pranë merr edhe mjete më të rënda me të cilat e godet fuqishëm për një kohë, por përsëri ai nuk e lëshon njeriun në fjalë.

Më në fund pas disaherë të goditjeve ai lëshon 52 vjecarin.

Punonjësi u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./Indeksonline/