15:14 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / k.v

Qeni juaj ju ndihmon të jetoni më gjatë

Qeni me të vërtetë është miku më i mirë i njeriut dhe kjo dihet botërisht. Mirëpo, një studim i kohëve të fundit që zbulon se kjo kafshë shtëpiake ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në një të tretën.

Nga një analizë e më shumë se 3.4 milion të rriturve, hulumtuesit zbuluan se njerëzit që kishin qen, kishin rrezik më të vogël të vdekshmërisë kardiovaskulare dhe të gjitha sëmundjeve gjatë një periudhe 12 vjeçare, krahasuar me njerëzit që nuk kishin qen në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Studimi u krye nga hulumtuesit nga Universiteti Uppsala në Suedi, dhe gjetjet u raportuan kohët e fundit në revistën shkencore “Raportet”.

Qentë janë një nga kafshët më të preferuara të Amerikës; rreth 48 për qind e familjeve në Shtetet e Bashkuara kanë të paktën një.

Sidoqoftë,  ndërsa një numër gjithnjë e më i madh studimesh po fillojnë të tregojnë se mbajtja e kafshëve shtëpiake, siç është qeni, ka benefite për shëndetin tonë.

Qentë mund të ndihmojnë për të lehtësuar stresin e fëmijërisë, ndërsa hulumtimet më të fundit zbuluan se dhënia lejimi i qenve për të fjetur në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës, mund të rris cilësinë e gjumit.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se qentë mund të ndihmojnë për të rritur nivelet e stërvitjes së pronarëve, të cilat mund të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e tyre kardiovaskular./Indeksonline/