21:14 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Qenkemi gabuar gjithë jetën, studimet provojnë se menopauza ngadalëson procesin e plakjes

Të gjithë e dimë që menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Ajo fillon mes moshës 45- 55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët  ose më vonë se sa mosha e sapo shënuar. Megjithatë me fillimin e menopauzës nuk do të thotë se fillojnë vitet e pleqërisë. Sepse siç thotë nutricionistja Diola Dosti: “ Menopauza ngadalëson procesin e plakjes”.

“ E di që tingëllon çuditshëm, por menopauza ngadalëson proecsin e plakjes dhe është për të mirën e grave” –thotë Diola. Ajo shton që  periudha gjatë të cilës gratë plaken më shpejtë  është mes pubertetit dhe menopauzës. “Mendoni pak se sa shpejtë ndryshon trupi i një vajze pas ciklit të parë menstrual.” Ky ndryshim ndodh për shkak të sasisë së hormoneve riprodhuese (estrogjenit dhe progresteronit) të cilët  duke pasur përbërje steroidesh duke përshpejtojnë  procesin e plakjes.- sqaron Diola.

“Me fillimin e menopauzës këto hormone reduktohen duke ruajtur gratë nga kanceri, virusi dhe bakteret që janë të lidhura dhe ushqehen me këto hormone riprodhuese. Ndërsa për sa i përket osteoporozës, ajo nuk vjen pas menopauzës, por i duhen dekada për t’u zhvilluar dhe thjesht shfaqet kur gruaja është në një moshë më të madhe”  shton Diola Dosti.

Sipas Diolës kjo është mrekullia e trupit të njeriut I cili I njeh limitet e veta. Ai është i gatshëm të paguajë çmimin për aftësinë që ka për të krijuar jetë nga puberteti, deri në menopauzë, jo më pas. “ Kjo është mënyra e tij për t’u mbrojtur. Rinia e vërtetë është para pubertetit dhe menopauza është e ngjashme me këtë periudhë”. Prandaj të dashura zonja, mos u shqetësoni kur të dalloni shenjat e para të menopauzës, kjo është mënyra që trupi ka gjetur për të ngadalësuar procesin e plakjes pas hyrjes në pubertet.