19:58 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / MSH

Qentë endacak kafshojnë një person në Prishtinë

Teksa po ecte mbrëmë pranë Parkut të Dardanisë, një i ri është kafshuar nga qentë endacak të asaj zone.

Viktima ka raportuar në Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës nëntë të pasditës, teksa lëndime truçore ka pësuar në këmbë.

Ai thotë se problemi i qenve endacak në këtë zonë është shumë i theksuar, dhe se më të shqetësuar janë prindërit për fëmijët e tyre.