19:15 / E Hënë, 06 Prill 2020

Qentë endacakë sulmojnë veturën e prishtinalisë

Derisa qytetarët po vazhdojnë tash e tri javë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, për shkak të pandemisë COVID19, në rrugë po sillen qentë endacakë.

Madje, një qytetar nga Prishtina, pretendon se disa qen endacak kanë sulmuar veturën e tij.

“Mbrëmë rreth orës 00:30 në rrugën “Mustafa Kruja”, afër Parkut të Qytetit, disa qenë endacakë filluan ta sulmojnë veturën time Golf5 me dyshimet se në veturën time është fshehur ndonjë kafshë, me qëllim ta kapin macen”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, në adresë të mediumit ka nisur edhe fotografitë e dëmeve materiale, teksa shton se këta qën janë mjaftë të rrezikshëm./Indeksonline