12:38 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

Qentë rrezik për prishtinasit, ja si u kafshua një i ri te Parku i Qytetit

Qentë po paraqesin rrezik të madh për banorët e kryeqytetit.

Viktimë e radhës e kafshimit të tyre tani është një i ri.

I riu ka dërguar një fotografi në adresë të IndeksOnline ku shihet se qeni e ka kafshuar në këmbë, sipër gjurit.

Ai tha se rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit.

Për raste të rilla, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pati thënë se më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak.

“Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?

Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim. 

E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë”, pati shkruar ditë më parë i pari i Prishtinës.

Kujtojmë se ditë më parë një vogëlushe 5 vjeçare ishte lënduar rëndë nga kafshimi i tillë./IndeksOnline/