07:37 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Qepa, burim i shkëlqyer mineralesh dhe vitaminash, si të përfitoni 100% nga lëndët ushqyese të saj

Qepa është burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh, nga të cilat mund të përfitoni nëse e konsumoni këtë të fundit në mënyrën e duhur ! (Po e marrim për të mirëqenë që nuk e refuzoni këtë të fundit vetëm prej erës së pakëndshme) Në fund të fundit mjafton pak majdanoz për të mbytyr erën e rëndë qe qepa lë në gojës tuaj. Nëse një qepë të prerë përgjysmë e lini për më shumë se dy ditë, ju nga ajo nuk do të përfitoni asnjë vlerë ushqyese. Qepët janë më të mirët kur janë të freskëta, kështu që kur zgjidhni për të blerë qepë, shkoni për ato që janë të zbutura, të formuara mirë dhe nuk kanë hapje në qafë. Në këtë mënyrë, ju mund të përfitoni 100% nga një nga ushqimet më të shëndetshme.

Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori .Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës . Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Ju mund të bëni gjithashtu gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh. Qepa përmban sulfur. Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet.