14:33 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Qeriqi: Aksioni i EULEX-it i ngjason një situate ku aparati shtetëror s’ekziston!

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi e ka quajtur të papranueshëm aksionin e EULEX-it te zyrat e OVL-së në Prishtinë.

Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk meriton një trajtim të tillë!

“Kemi qenë dhe do të jemi të bashkuar në çdo padrejtesi që na është bërë dhe na bëhet”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

I papranueshëm fakti se si zyrtarët e EULEX-it bastisin dhe arrestojnë në zyrat e OVL-së, pa asnjë paralajmërim. Kjo situatë i ngjason një situate ku aparati shtetëror s’ekziston.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk meriton një trajtim të tillë! Kemi qenë dhe do të jemi të bashkuar në çdo padrejtesi që na është bërë dhe na bëhet.