Qesharake, në konkurs kompania vë kriterin ‘Të jetë e gjallë’! (Foto)
Shumë konkurse për vende pune të caktuara, kanë kërkesa nga më të ndryshmet.
Varësisht nga pozita e punës, edhe kriteret dallojnë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, për një pozitë punë nga një kompani kosovar që e ka publikuar konkursin, një kriter ka qenë jo i zakonshëm dhe paradoksal.
Një nga kushtet e punës në konkursin thuhej “Të jetë e gjallë dhe e aftë për punë”.
Sigurisht, në konkurs do të aplikojnë njerëzit e gjallë dhe që janë të aftë të punojnë dhe jo të vdekurit.
Shikoni kriterin e dytë në këtë konkurs./Indeksonline/