18:06 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e kësaj kompanie s’guxojnë të mbesin shtatzënë pa marr lejen e shefit

E çuditshme, por e vërtetë. Një kompani kineze u ka ndaluar punonjësve të mbesin shtatzënë pa miratimin e shefit të tyre.

Firma, një bankë në  qytetin provincial ‘Shijaiazhuang’, kërkoi që të gjitha punëtoret femra të paraqisnin fillimisht një aplikacion në çdo janar në mënyrë që të jepej leja pastaj për të mbetur shtatzënë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Çdo person që mbes shtatzënë pa leje, do duhet të zgjedh në mes abortit mjekësor ose dënimeve.

Një grua e paidentifikuar në një artikull në gazetën kineze ‘workers daily’ ka thënë se kishte mbetur shtatzënë papritur dhe pa leje, dhe asaj i është kërkuar të zgjidhte mbes mbajtjes së foshnjës apo marrjes së dënimit.

Po, ashtu, disa kolege tjera të saj ishin dënuar, pasi nuk kishin pranuar të abortonin foshnjat e tyre.

Megjithëse në artikull nuk është specifikuar se çfarë dënimi ishte, mirëpo, me gjasë ka të bëjë me zbritje pagash./Indeksonline/