14:22 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Qetë, por me frikë në Veri (Foto)

Veriu i Mitrovices sot duke i qetë, ndonëse ishte paralajmëruar se mund të ketë trazira.

Megjithatë, frika për lëvizje në këtë pjesë është theksuar ditëve të fundit.

Një banor i kësaj ane, që s’deshi t’iu përmendet emri, ka thënë për “Indeksonline” se i kanë rralluar daljet në këtë pjesë.

“Po pas paralajmërive se mundet me ndodhë acarim, unë se bashku me familje time nuk jemi duke u shfaqur shumë lirshëm nëpër qytet”, është shprehur ai, duke shtuar se deklaratat e politikanëve për trazira kanë frikësuae në masë të madhe komunitetet që jetojnë aty.

Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes ku deri më tani nuk është regjistruar ndonjë incident. Vendosja e flamujve të shumtë serb tashmë është bërë rutinë në Veri dhe pamje të tilla shihen edhe sot./Indeksonline/