17:26 / E Diele, 12 Mars 2023 / AR

Qetsori debat me Luizin: Të ka hypur vetja në qejf

Luizi është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin. Ky i fundit tha se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm.

Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother. Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem. Ai i tha Luizit të pyes Kiarës për të, por Luizi tha se nuk ka pse pyet njeri për kërkënd.

Qetsori madje debatoi edhe me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda.