Qeveria amerikane presion aleatëve që të mos e blejnë këtë telefon
Qeveria amerikane po përpiqet të bindë aleatët që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve Huaëei për shkak të frikës së sigurisë.
Mësohet se zyrtarët e qeverisë amerikane janë takuar me homologët e tyre në Gjermani, Japoni dhe Itali dhe raportohet se po ofrojnë stimuj financiarë për vendet që zgjedhin të mos përdorin pajisje nga prodhuesi kinez.
Tashmë këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar përdorimin qeveritar të pajisjeve të prodhuara nga Huawei dhe refuzojnë të lejojnë dyqanet e shitjes me pakicë në baza ushtarake të shesin aparate Huawei .
Zhvillimi i rrjeteve të reja 5G gjithashtu shton shqetësime shtesë të sigurisë./Indeksonline/