08:55 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Qeveria cakton një Komision të ri, këta janë nëntë antarët e zgjedhur

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:

(1) Zana Kotorri / MTI – kryesuese;

(2) Behram Mazreku / MTI – zëvendëskryesues;

(3) Brahim Kokollari / MM – anëtar;

(4) Nazmi Zogaj / MM – zëvendësanëtar;

(5) Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;

(6) Bujar Pefqeli / DK – zëvendësanëtar;

(7) Mensur Hoti / MPB – anëtar;

(8) Driton Ademi / MPB – zëvendësanëtar;

(9) Adnan Dragaj / MPJ – anëtar;

(10)Flurin Gashi / MPJ – zëvendësanëtar.

Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, transngarkim, rieksportim jashtë vendit, ritransferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese.

Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike./Indeksonline/