11:17 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasbourg

Qeveria e Kosovës ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.

Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është theksuar të jetë një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/