Qeveria dënon sulmin ndaj Petroviq, fton organet e hetuesisë të zbardhin rastin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të Qeverisë ka dënuar ashpër sulmin fizik dhe verbal ndaj deputetit Slobodan Petroviq.
Ai e ka quajtur të papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike, transmeton Indeksonline.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ai në facebook./Indeksonline/