11:17 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / A K

Qeveria dyfishon socialin për muajin nëntor dhe dhjetor

Qeveria e Kosovës ka miratuar për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021, shkruan IndeksOnline.

Personat të cilët e marrin socialin do të kenë dyfishim për muajin nëntor dhe dhjetor.

|Qeveria miratoi vendimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021.

Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën Nëntor – Dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/