11:53 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës ndanë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë, Ramush Haradinaj ka propozuar ndarjen e kësaj shume, e cila kërkesë është miratuar unanimisht.

Izet Demaj do të varroset nesër në Vrellë të Istogut pas rënies në krye të detyrës në tentim për të penguar një vjedhje që ndodhi dje në qendër të Istogut./Indeksonline/